Hardh Fest – Vlerësimi Socio-Ekonomik 2025

Në bashkëpunim me IDRA Research & Consulting, Hardh Fest ka realizuar një vlerësim të ndikimit socio-ekonomik, duke analizuar rolin që festivali luan në zhvillimin e ekonomisë lokale, turizmit dhe industrive kreative në Rahovec.

Studimi vlerëson se Hardh Fest ka krijuar ndikim të drejtpërdrejtë në bizneset lokale, gastronomi, akomodim dhe sektorin e verës, duke gjeneruar vlerë reale për komunitetin dhe për vendin.

Përtej efektit ekonomik, raporti thekson rëndësinë e festivalit si platformë kulturore që lidh traditën me bashkëkohoren dhe forcon identitetin e Rahovecit si qendër e verës dhe mikpritjes. Raporti i plotë është i disponueshëm në:
📄 PDF

Vleresimi Socio-Ekonomik 2025