Rreth Nesh

/Rreth Nesh
Rreth Nesh2018-12-19T22:22:37+00:00

Qëllimi i themelimit
Organizata është themeluar me qëllim të promovimit te vlerave kulturore dhe turistike, ruajtjen e tradites, fuqizimin e bashkpunimit dhe organizimin e ngjarjeve ne funksion te promovimit te komunes se Rahovecit

 

Vizioni
Drejt prosperitetit shoqëror ku te gjithë mund te jetojnë, punojnë, ruajn dhe promovojnë vlera te veta!

 

Misioni
Misioni i OJQ Hardhefest eshte nxitja dhe aktivizimi qytetar per promovimit te vlerave kulturore dhe turistike, ruajtjen e tradites, mbrojtjen e mjedisit me fuqizimin e bashkpunimit dhe organizimin e ngjarjeve ne funksion te promovimit te zhvillimi te qendrueshem.

 
 
Qëllimet Strategjike
1. Nxitja e angazhimit me te madh shoqeror, duke krijuar mundësi dhe zgjerim te njohurive për bashkëveprim me qytetarët.
2. Forcimi i zhvillimit te qendrueshem duhe u fokusuar ne qellimin e OJQ-se zgjerim te rendesise se promovim te Trashegimise kulturore, Turizmit dhe mbrojtjes se mjedisit per permiresimin e mireqenies se popullates
3. Organizate HardhFest si bartese e procesve shoqerore te bazuar ne misionin e saj, me nje imazh te besueshem duke i dhene hapsire profesionisteve te fushes dhe e angazhuar te jete ne hap me kohen dhe zhvillimet ne pergjithesi.
 

Aktivitetet

Aktivitetet kryesore te organizatës janë ne realizimin e projekteve te cilët me fokus te veçante kane promovimin e vlerave te trashëgimisë kulturore dhe turistike ne komunën e Rahovecit, por duke mos u kufizuar po ashtu operon me projekte qe sigurojnë komunikim ndërkulturor dhe bashkëjetesën, promovim te mjedisit dhe zhvillim te qëndrueshëm. Aktivitetet me te mëdha organizata ka ne përgatitjen e Festivalit HardhFest, ku kërkon një pune shume intensive dhe inkuadrim te aktereve te ndryshëm institucional, OSHQ-te, bizneset, komunitetin ne përgjithësi si dhe profesionist individual. Ne kuadër te operacioneve te veta organizata gjate viteve te krijimit ka realizuar projekte ne fushën e Kulturës, Mjedisit, kampanja promovuese, aktivitete me karakter garues dhe promovim te vullnetarizmit.
 

 

 
Synimi i organizatës është promovim i zhvillimit te qëndrueshëm duke u bazuar të krijojë modele të qëndrueshme në tre aspektet e veprimtarive njerëzore: ekonomike, sociale dhe mjedisore. Por është trashëgimia kulturore (ose mjedisi kulturor) me një larmi të madhe i cili eshë i një rëndësie te veçante.
 

 

 
Organizata ne kete drejtim punon të gjejë një ekuilibër koherent dhe marrëdhënie të qëndrueshme afatgjatë në mes të këtyre çështjeve te lartcekura. Kjo kërkon të shtrohet e të zgjidhet si një çështje nder sektorialë ku duhet te përfshihen domosdoshmërish pjesëmarrja e vazhdueshme të gjitha palëve të interesuara (politik bërësit, qytetarët, bizneset, shoqatat, të zgjedhurit e të emëruarit) në procesin e vendimmarrjes dhe është një formë e demokracisë pjesëmarrëse.
 

 

 
Kjo nga që zhvillimi i qëndrueshëm nuk është një gjendje statike e në harmoni , por një proces transformimi në të cilin shfrytëzimi i burimeve natyrore, përzgjedhja e investimeve, orientimi i ndryshimeve teknologjike dhe institucionale duhen bërë në përputhje me të ardhmen dhe kërkesat e saj.