Deep Purple në Hardh Fest

///Deep Purple në Hardh Fest

Deep Purple në Hardh Fest

Udhëheqësit e festivalit, sot përmes një konference për media, kanë shpalosur fushatën kreative, Line up-in e koncertit dhe gjithçka tjetër mbi organizimin e festivalit Hardh Fest.
Festivalin do ta hap, rock bandi i parë i Rahovecit Familja Shtavica, ku anëtarët e këtij bendi janë tri gjeneratat e kësaj familje.

Në Hardh Fest 2017, do të rikthehet grupi i njohur i 403, BB Poqi, Offchestra. Gjatë netëve të festivalit do të performojnë edhe dj të ndryshëm si DJ Mickey nga Tirana, DJ JUMP, DJ Commercial dhe Maarvel. E veçanta e këtij Line Up, është pjesëmarrja e rock grupeve ndërkombëtare ku nga Suedia do të vijë grupi Memory Writers. Ndërsa emri kryesor i koncertit të sivjetshëm do të jetë ish vokalisti i grupit Deep Purple dhe Rainbow, Joy Lynn Turner me bendin e tij Troublemakers”,

MBAS VERËS, VJEN VERA > është slogani i sivjetshëm. Prandaj festivali fton te gjithë art dashësit, turistët dhe vizitorët që mbas stinës së verës, të vijnë e të shijojnë një gotë Verë apo të ngrenë dolli për një vit sa më të mbarë profesional.

Vitin e Kaluar, në festën e vjeljes së rrushit, verës dhe rakisë, pjesëmarrës ishin mbi 32 mijë vizitorë. Ndërsa këtë vit, duke u rritur festivali që do të mbahet 4 ditë dhe duke hapur zyre promovuese në 17 qytete të ndryshme të botës, në Hardh Fest pritet të jenë mbi 50 mijë vizitorë.

By |2018-12-09T15:07:45+00:00December 9th, 2018|2017, Festivalet|0 Comments

About the Author:

Leave A Comment